AKTUALITETKRONIKË

Plagosje me thikë në Tiranë, përfundon në pranga autori


Në një incident të ndodhur në zonën e “Astirit” në Tiranë, një person është plagosur me thikë ditën e sotme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Autori, një 25 vjeçar është kapur në një zonë të afërt dhe është shoqëruar nga forcat e rendit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Tiranë

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button