KRONIKËSTAR CHANNEL
Plagosje me thikë në Vlorë, 30-vjeçari përfundon në spital pas një konflikti

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç. I riu ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit zyrtar, Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar që mund të jenë përfshirë në konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.




