KRONIKËSTAR CHANNEL

Plagosje në shkollën e mesme në Cakran, arrestohet autori i dyshuar

Fier – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, kanë arrestuar një 17-vjeçar, të dyshuar për plagosjen me thikë të një bashkëmoshatari në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha”, në Cakran.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy të miturve, ku i plagosuri H. Xh., 17 vjeç, pretendonte se autori i dyshuar, B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij. Konflikti përshkallëzoi, duke rezultuar në përdorimin e një mjeti prerës nga autori.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa thika e përdorur në sulm është sekuestruar si provë materiale.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button