POLITIKË

Plas keq në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, vendoset data për zgjedhjen e kryetarit. Deputetët braktisin takimin dhe përplasen fizikisht…

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike e cila u mbajt gjatë pasdites së djeshme, u vendos hapja e procesit të zgjedhjeve, përfshirë atëtë kryetarit në datën 29 korrik 2023.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vendimi u miratua me 17 vota pro, 2 vota kundër dhe 3 abstenime, ndërkohë që debatet kanë qenë të forta, për shkak se pjesa më e madhe e deputetëve kërkonin një organizim ndryshe të partisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Mbledhja e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 pasdite e përfundoi pas mesnatës është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputeteve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi u larguan nga mbledhja.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga disa militantë që kanë qëndruar jashtë zyrës ku mbahet mbledhja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Madje ne momentet kur deputetet po largoheshin, ka pasur një moment përplasje që për pak precipitoi ne dhune fizike ndaj deputetëve.

Gjatë tensioneve mes mbështetësve te Bashës dhe deputetëve që u larguan nga mbledhja, janë sulmuar dhe ofenduar edhe gazetarët.

Në mbledhjen e djeshme, deputetja Jorida Tabaku, në cilësinë e nënkryetares së partisë, refuzoi të drejtën për të drejtuar këtë forcë politike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Tabaku tha se nuk mund të prevalojnë interesat personale mbi ato të PD-së, ndërkohë që data e zgjedhjeve e vendosur për në 29 Korrik duket se i hap plotësisht rrugën rikthimit të Lulzim Bashës.

Ky i fundit prej disa javësh ka nisur takimet me mbështetësit e PD-së në qytete të ndryshme të vendit, ku ka shpalosur dhe platformën e tij për hapjen e partisë, Vetingun e politikanëve, si dhe kufizimin e mandateve për kryetarin.

Related Articles

Back to top button