Plas keq në shtëpi! Rogerti dhe Kristi përfshihen në përplasje fizike

Një debat i ashpër mes Rogertit dhe Kristit ka degraduar në tension fizik brenda shtëpisë, duke alarmuar menjëherë banorët e tjerë.
Gjithçka nisi me tone të larta dhe akuza të ndërsjella, por situata doli jashtë kontrollit në momentin kur Kristi, i revoltuar, i hodhi një shishe me ujë Rogertit dhe u largua menjëherë nga ambienti. Veprimi i papritur shkaktoi kaos për disa sekonda, ndërsa banorët e tjerë ndërhynë me shpejtësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Ndërkohë që Kristi po largohej, Rogerti dëgjohej duke bërtitur “O veshi, o veshi!”, duke e ndjekur me fjalë nga pas. Tensioni ishte i dukshëm, ndërsa pjesa tjetër e banorëve u përpoqën të qetësonin gjakrat dhe të ndanin dy protagonistët.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa pas këtij incidenti, duke qenë se çdo akt që cenon rregullat e bashkëjetesës brenda shtëpisë mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për lojtarët.




