AKTUALITETKOSOVAKRONIKË

Plas sherri në Industrinë Metalike të Kosovës, punëtori kërcënon menaxherin, kapet me armë ilegale


Një incident që dyshohet se ndodhi në Industrinë Metalike të Kosovës (IMK), që ndodhet në Ferizaj, pasoi me një aksion të Policisë, që rezultoi me arrestimin e një personi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

I dyshuari që përfundoi në pranga të Policisë është punëtor i kësaj fabrike, i cili u fut në telashe mëngjesin e djeshëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Siç merr vesh media, punëtori i IMK-së u prangos nën dyshimet për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sherri që dyshohet se ndodhi brenda objektit lidhet me një konflikt të punëtorit të dyshuar me menaxherin e tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për motive që sipas informacioneve të para lidhen me punën, i dyshuari e ka kërcënuar menaxherin e tij, e madje edhe ka tentuar që ta sulmojë, por që kanë ndërhyrë kolegët e tjerë.

Të njëjtat burime thonë se gjatë incidentit, i dyshuari e ka ekspozuar edhe një armë, e cila gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, u sekuestrua nga Policia.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Përveç revoles, media ka mësuar se te i dyshuari janë gjetur edhe dhjetëra fishekë e po ashtu edhe një sasi e dyshuar narkotike.

Me t’u përfunduar aksioni, i dyshuari është shoqëruar në stacion, ku është intervistuar lidhur me rastin nga hetuesit policorë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Related Articles

Back to top button