KRONIKËSTAR CHANNEL

‘Plumbi i artë’/ Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Më çuan në spitalin e Fierit, nuk iu dhashë përgjigje të korruptuarve! Tre emrat që e vizituan në spital

Vijon edhe sot, 25 Mars dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani për dosjen “Plumbi i artë”. Procesi në fazën e pyetjeve që shtrohen nga avokatët për Dumanin lidhen me episode të ndryshme.  I pyetur nga avokatja Elda Zotaj nëse ka dhënë deklarime në policinë e Elbasanit kur është arrestuar, ai ka thënë se nuk iu ka kthyer përgjigje atyre që i cilëson si të korruptuar.

Reklama në FieriWeb

Ai ka thënë se kur u arrestua e dërguan në spitalin e Fierit pasi ishte plagosur. Më pas e drejtuan drejt Ushtarakut në Tiranë, ku kanë shkuar për ta takuar dy zyrtarët policorë Ardian Çipa, Tonin Vocaj si dhe prokurori Kreshnik Ajazi.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pjesë nga diskutimi: 

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para policisë në Elbasan kur u arrestuat?

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Nuredin Dumani: Nuk i kam kthyer përgjigje të korruptuarve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para prokurorisë në Elbasan kur u arrestuat?

Nuredin Dumani: Kur jam arrestuar më çuan në spitalin e Fierit, isha i plagosur. Pastaj shkova në spitalin ushtarak. Tre persona, Ardian Çipa, Tonin Vocaj dhe Kreshnik Ajazi erdhën të më takonin. Pas arrestimit, deklarimet e para i kam bërë të spitali i burgut.

Related Articles

Back to top button