KRONIKËSTAR CHANNEL

Plyg/ Kodra me ullishte përfshihet nga flakët, zjarrfikësit në terren

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Plygut, në Fier, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët e zonës. Flakët janë shfaqur në një kodër të mbjellë me ullinj, ndërsa tymi i dendur është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në ullishtet përreth.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas informacionit paraprak, zjarrfikësit kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa aktualisht po vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrave dhe për të shmangur riaktivizimin e flakëve.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e FieriWeb shihet tymi i dendur që ngrihet mbi kodër, ndërsa në disa zona ende dallohen vatra zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nuk raportohet ende për persona të lënduar. Po ashtu, mbetet për t’u përcaktuar sipërfaqja e prekur dhe shkaku i rënies së zjarrit. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button