KRONIKËSTAR CHANNEL

“Po hidhem në lumë vëlla”/ I dha fund jetës duke u hedhur në Osum, 42-vjeçari kishte 7 muaj pa e parë të birin. Mesazhin e fundit ia nisi…

Një 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit në Skrapar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje, u gjetën edhe një motor me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij. Pas këqyrjes së celularit të 42-vjeçarit është gjetur edhe mesazhi i tij i fundit, të cilin ia kishte dêrguar të vëllait, duke i thënë se po hidhej në lumë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ilir Kurti punonte si roje në një hidrocentral në Skrapar. Ai kishte qënë i martuar me një shtetase rumune, me të cilën kishte një djalë, por 7 vite më parë ata ishin ndarë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ish-bashkëshortja e tij ishte larguar drejt Rumanisë dhe që prej asaj dite Iliri nuk e kishte takuar më djalin dhe as kishte folur më me të.

Reklama në FieriWeb

Sipas familjarëve, ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft ndarjen nga djali. Burimet policore bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se 42-vjeçari është hedhur në lumë, ndaj po vijojnë kërkime për gjetjen e tij si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles

Back to top button