KRONIKËSTAR CHANNEL

Po iu ikte karabinierëve me shpejtësi pasi në mjet kishte 25 kg kokainë! Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas shqiptar 38-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Nettuno, pranë Romës, gjatë një ndjekjeje nga policia italiane. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në zonën Tre Cancelli, ku një patrullë policie vuri re dy automjete që po lëviznin me shpejtësi të lartë dhe vendosi t’i ndalonte.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Njëra nga makinat, me drejtues një shtetas italian 26-vjeçar, u ndal pak minuta më vonë. Ndërsa mjeti tjetër, i drejtuar nga shqiptari, devijoi në një rrugë me dhe, ku humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë telefoni, duke u përmbysur. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi shqiptar i automjetit ndërroi jetë në vend.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia italiane gjeti pranë makinës një qese që dyshohet se përmbante rreth 25 kilogramë kokainë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin e dyshuar kriminal.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button