KRONIKËSTAR CHANNEL

Po kthehej nga puna, flet gjyshi i 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë: Makina ishte me 200 km/orë, në morg nuk vjen mjeku ligjor dhe prokurori

Gjyshi i 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje pas mesnatës të së hënës ka deklaruar se nipi i tij po kthehej nga puna.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai u shpreh se makina që e aksidentoi po ecte me 200 km/orë. Gjyshi i të ndjerit tregoi se prej 8 orësh janë në morgun e Vlorës, teksa shton se as mjeku ligjor dhe as prokurori nuk kanë vijuar me procedurat e tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Më është aksidentuar djali i vajzës, jam gjyshi. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar. Kemi ardhur në morgun e Vlorës, prej 8 orësh. Nuk vjen mjeku ligjor të bëjë punën. Shteti po na kthen shpinën. Nuk vjen as prokuroi dhe as mjeku ligjor. 

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

30 policë këtu dhe nuk merr njeri masa. Një makinë na ka vrarë djalin, në bulevardin kryesor, ka ikur me 200 km/orë. Asnjë patrullë policie nuk i ka dalë përpara. Nuk më japin djalin ta shoh, nipi nuk është kriminel”, u shpreh gjyshi i 17-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button