KRONIKËSTAR CHANNEL

Policët hero! Ngrenë në krahë turisten e dëmtuar në Shpellën e Pëllumbasit

Një operacion i suksesshëm kërkim-shpëtimi u zhvillua në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, ku dy turiste nga Holanda kishin mbetur të bllokuara pasi njëra prej tyre u dëmtua në këmbë si pasojë e një rrëzimi.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Policinë Alpine, lokalizuan turistet në një terren të vështirë dhe i nxorën në siguri. Me humanizëm dhe përkushtim, efektivët e Policisë e mbajtën në krahë turisten e lënduar deri në zonën ku priste ambulanca, e cila më pas e transportoi në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dy turistet falënderuan Policinë e Shtetit për reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe ndihmën e dhënë në këtë situatë të vështirë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button