KRONIKËSTAR CHANNEL

Policët tremben dhe largohen me vrap pas sulmit me molotov në Theth – videoja përgënjeshtron deklaratën zyrtare

Një video e publikuar së fundmi tregon momentin kur një banore në Theth sulmon me një koktej molotov fadromën e IKMT-së, e cila shoqërohej nga disa efektivë policie. Në pamjet filmike dallohet qartë se sapo ndodh shpërthimi, policët nxjerrin armët dhe më pas largohen me vrap, të kapur nga paniku.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja hedh poshtë deklaratën zyrtare të Policisë së Shkodrës të bërë një ditë më parë, ku mohohej kategorikisht se fadroma ishte sulmuar. Sipas deklaratës, “nuk ka pasur asnjë akt dhune ndaj mjeteve të IKMT-së dhe është djegur vetëm një urë. Por videoja e publikuar sot e kundërshton këtë pretendim, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe saktësinë e informacionit zyrtar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja ka ndodhur gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, që ka hasur në rezistencë të fortë nga banorët vendas. Protestat po përshkallëzohen dhe situata mbetet e tensionuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button