AKTUALITETKRONIKË

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”- Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mernicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit dhe…


Është zbardhur dëshmia e 23-vjeçarit Azgan Mernica, i cili u vetëdorëzua në polici mbërmjen e së mërkurës (15 Maj) pas dy ditësh në arrati. I riu akuzohet se qëlloi me plumb në kokë efektivin e Shqiponjave, Novruz Cenalia mesditën e 13 Majit në fshatin Baltëz të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas burimeve, 23-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se gjithçka ka qenë momentale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Agzan Mernica ka rrëfyer se po udhëtonte me makinë së bashku me nënën e tij dhe teksa po kalonte në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Kam menduar që më shau dhe ofendoi”, tregoi ai, duke shtuar senë këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit.

I riu ka deklaruar se ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari, pasi sipas 23-vjeçarit Novruz Cenalia kishte afruar dorën te arma e krimit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.

Related Articles

Back to top button