KRONIKË

Policia dhe BKH “blindojnë” Elbasanin, në kërkim të Suel Çelës


Forca të shumta policie dhe agjentë të BKH kanë “zbarkuar” mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit, për kapjen e një prej personave më të kërkuar nga drejtësia, Suel Çelës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët kanë shkuar në tregun e fruta-perimeve, i cili është në pronësi të babait të Suel Çelës, Petrit Çelës dhe në shtëpinë e tij për kontrolle. Deri më tani lidhur me këtë aksion policore nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Theksojmë se prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Sipas SPAK Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Lidhur me këtë atentat, Policia e kryeqytetit arrestoi në muajin janar shtetasin Skerdi Tasi, i cili dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kujtojmë se atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi në 18 janar 2022, ku një person qëlloi me armë zjarri ndaj makinës së tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Lidhur me ngjarjen u arrestua 31-vjeçari Skerdi Tasi, i cili u akuzua për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button