AKTUALITETKRONIKË
Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion blic në qytetin bregdetar, Vlorë.
Mësohet se kontrollet nga policia të mbështetura nga FNSH janë bërë në disa lagje dhe zona të ndryshme të qytetit bregdetar, ku dhe ka pasur disa shtetas të shoqëruar.
Aksioni është bërë për ndalimin dhe kapjen e personave me precedent të mëparshëm penale, personave të cilët lëvizin me armë me vete, si dhe ndalimin e shtetasve të cilët qarkullojnë me automjete me xhama të zinj.