KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit: Arrestime dhe procedime penale për dh*në në familje, konflikte dhe mashtrim

Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke arrestuar dhe proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin D. H., 46 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • G. F., 60 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
  • Th. S., 62 vjeç, dhe I. B., 53 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
  • E. S., 62 vjeç, dhe R. S., 57 vjeç, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas.

Po ashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin Xh. R., 27 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi për motive të dobëta ka goditur me derën e automjetit një shtetase 66-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Reklama në FieriWeb

Nga ana tjetër, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin G. L., 26 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lushnjë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një automjet një shtetasi, me pretendimin se do ta blinte. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button