KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit: Arrestime dhe procedime penale për raste të dhunës, narkotikëve dhe keqtrajtimit të kafshëve

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ndërmarrë një sërë veprimesh për raste të ndjeshme që kanë ndodhur në qarkun Fier dhe Divjakë, përfshirë dhunën, keqtrajtimin e kafshëve, zjarret dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Keqtrajtim kafshe në Divjakë – Identifikohet autori

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas publikimit të pamjeve në portalin “JOQ”, ku shfaqej një qen i keqtrajtuar, Policia e Divjakës identifikoi dhe shoqëroi shtetasin F. H., 80 vjeç, banues në fshatin Mizë. Ndaj tij nisi procedim penal për veprën “Keqtrajtimi i kafshës”. Policia falënderon qytetarët për denoncimin dhe i inkurajon të vijojnë të kontribuojnë për mbrojtjen e kafshëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Zjarri në Lushnjë – Shpëtohet një e moshuar paralizuar

Reklama në FieriWeb

Një zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike, përfshiu banesën e shtetases E. M. në lagjen “Kadri Qystri”. Policia ndërhyri në kohë duke evakuuar shtetasen Rr. M., 78 vjeçe, e cila ishte e paralizuar dhe e vetme në shtëpi. Fatmirësisht, e moshuara ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë në proces.

Arrestime për dhunë dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur

• E. K., 50 vjeç, banues në Fier, u arrestua në flagrancë pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

• Shtetasi I. D., 52 vjeç, gjithashtu nga Fieri, u arrestua për dhunë fizike ndaj babait të tij.

Sekuestrime droge dhe thike në Lushnjë

Gjatë kontrollit në një lokal të administruar nga shtetasi E. M., 42 vjeç, Policia gjeti një sasi të vogël kanabisi dhe një thikë. Materialet u sekuestruan si prova, ndërsa ndaj E. M. nisi procedim penal.

Të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme. Policia e Fierit thekson rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Related Articles

Back to top button