KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit: Arrestime dhe procedime penale për zjarrvënie dhe dhunë në familje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka raportuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi në territorin e saj, që kanë çuar në arrestime dhe nisje procedimesh penale:

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Arrestim në Divjakë: Policia ka arrestuar shtetasin S. V., 27 vjeç, banues në Stravec, Divjakë, pasi gjatë djegies së mbeturinave pranë banesës së tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke shkaktuar djegien e një stani dhe disa pajisjeve makinerike në pronësi të shtetasit Rr. T.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Arrestim në Lushnjë: Komisariati i Policisë Lushnjë ka vënë në pranga shtetasin B. Q., 34 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur xhaxhain e tij me mjet të fortë dhe ka djegur disa orendi në banesën e babait të tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Procedim penal për dhunë në Fiershegan: Policia ka nisur procedim penal ndaj një shtetasi ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Fiershegan.

Procedim penal në Lushnjë: Shtetasi A. Z., 20 vjeç, banues në Lushnjë, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin L. S., për motive të dobëta.

Materialet e procedurës janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button