AKTUALITETKRONIKË

Policia e Fierit Arreston dhe Shpall në Kërkim Persona të Përfshirë në Krime të Rënda: Kanosje me Armë dhe Sulm me Mjet Prerës


Policia e Fierit ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme që kanë çuar në ndalimin e disa shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Stacioni i Policisë Roskovec ka ndaluar shtetasen A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, e cila kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar për krime në fushën e narkotikëve. Një tjetër ndalim është bërë për shtetasin M. Rr., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës motrën e tij 16 vjeçe për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, Komisariati i Policisë Divjakë ka shpallur në kërkim shtetasin R. K., 35 vjeç, dhe ka proceduar penalisht vjehrrin e tij F. D., 66 vjeç, dhe shtetasen N. G., 63 vjeçe, të cilët u konfliktuan për një tokë publike në fshatin Karavasta e Re. R. K. dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasen N. G. gjatë konfliktit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Policia Rrugore ka referuar materialet në Prokurori për shtetasin N. Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Petovë, i cili u kap duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi. Materialet procedurale janë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button