KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit dhe Lushnjës godet veprimtaritë e paligjshme: Arrestime dhe procedime penale për drogë, dhunë dhe dëmtime prone

Fier/Lushnjë – Strukturat e Policisë kanë finalizuar një sërë veprimesh hetimore, duke vënë në pranga disa persona dhe duke referuar materialet në Prokurori për raste të ndryshme të paligjshmërisë.

Arrestime për drogë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 31 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Reklama në FieriWeb - “”

Në një tjetër operacion, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, u arrestua shtetasi B. N., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në automjetin që drejtonte u gjetën disa doza kokaine.

Procedime penale për dhunë dhe dëmtime prone
Policia e Fierit ka nisur procedim penal ndaj shtetasve:
• V. S., 30 vjeç, banues në fshatin Peshtan, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj motrës së tij;
• G. M., 25 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 37-vjeçar për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, në Lushnjë, është referuar për ndjekje penale shtetasi Th. K., 70 vjeç, pasi nga zjarri që kishte ndezur për të djegur mbeturina në tokën e tij në fshatin Lumth, janë dëmtuar disa pemë frutore të një 69-vjeçari.

Gjithashtu, shtetasja L. T., 27 vjeçe, banuese në fshatin Savër, po procedohet penalisht, pasi dyshohet se ka vjedhur dy pajisje elektroshtëpiake në banesën e një 32-vjeçari.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button