KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit godet serinë e vjedhjeve – Kapet autori i dyshuar i 4 grabitjeve në subjekte tregtare

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Four”, duke goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat i hetimeve intensive dhe analizës së kamerave të sigurisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Y. D., 28 vjeç, banues në Radostinë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ky shtetas dyshohet se më datë 19.05.2025, ka kryer vjedhje me thyerje në 4 subjekte tregtare në qytetin e Fierit, duke marrë shuma parash dhe dy aparate celularë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Operacioni u zhvillua në vijim të kallëzimeve të qytetarëve dhe angazhimit të strukturave të Komisariatit të Policisë Fier për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorit përpara drejtësisë.

Reklama në FieriWeb

Hetimet vijojnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga i njëjti shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button