KRONIKËSTAR CHANNEL
Policia e Fierit ka vënë në pranga dy shtetas të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin Hetem Velaj, banues në Roskovec, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe ishte dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 18 ditë burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë Klodian Kiptiu, 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte në gjendje të dehur, u gjetën dhe sekuestruan 8 doza lënde të dyshuar narkotike heroinë.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.




