Policia e Fierit ndalon disa shtetas për dhunë në familje, shkelje në punë dhe lojëra të fatit
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ndaluar disa shtetas në kuadër të operacioneve të fundit për parandalimin e veprimtarive kriminale në qarkun Fier dhe Lushnjë.
Në Fier, është arrestuar shtetasi A.K., 65 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Po ashtu, është arrestuar shtetasi V.Z., 61 vjeç, nga fshati Peshtan Bregas, për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë, në Lushnjë, është arrestuar shtetasi L.K., 42 vjeç, për punësim të paligjshëm në ndërtim, ku një punëtor është dëmtuar. Në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht edhe pronari i banesës, shtetasi V.C., 28 vjeç, dhe një tjetër punëtor, shtetasi N.H., 56 vjeç, për pengim të zbardhjes së ngjarjes.
Gjithashtu, sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka proceduar penalisht shtetasin J.P., 44 vjeç, pas zbulimit të faqeve të paligjshme të lojërave të fatit në celularin e tij. Për këtë rast, është shpallur në kërkim pronari i lokalit, B.A., 47 vjeç.
Në një rast tjetër, sektori i Hetimit të Narkotikëve ka nisur procedimin penal për shtetasin A.M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke drejtuar një motomjet pa targa dhe gjatë kontrollit iu gjet një sasi e vogël l