KRONIKË

Policia e Fierit njofton arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, përplasje me automjet dhe dh*në ndaj të mi*urve

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se gjatë ditëve të fundit specialistët e saj kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për sigurinë rrugore dhe hetimin e krimeve, duke çuar në arrestime, referim në Prokurori dhe hetim për ngjarje të ndryshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, materialet iu referuan Prokurorisë për shtetasin A. Z., 40 vjeç, banues në fshatin Frashër, i cili me automjetin që drejtonte ka përplasur një 15-vjeçar. Viktima ka marrë asistencë mjekësore dhe më pas është larguar në banesë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në të njëjtën kohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan në Prokurori shtetasit G. H., 22 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, dhe një 17-vjeçar, të dyshuar se për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 15-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia njofton gjithashtu se po punohet intensivisht për gjetjen e shtetasit Dh. V., 63 vjeç, i cili u largua nga banesa më 17 nëntor 2025, sipas kallëzimit të nipit të tij, E. V.

Reklama në FieriWeb

Të gjitha materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button