KRONIKË

Policia e Fierit përmbyll përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit: Garanci për një proces të qetë dhe të sigurt

Policia e Qarkut Fier ka përfunduar instruktazhin e plotë të efektivëve të saj në kuadër të masave të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Reklama në FieriWeb

Në zbatim të planit të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariateve në varësi janë trajnuar dhe pajisur me dokumentacionin përkatës, si libri i xhepit dhe dokumenti identifikues, ndërsa lista e efektivëve dhe mjeteve të përfshira në proces është miratuar nga KQZ.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Janë ngritur grupet e drejtimit në çdo komisariat dhe Grupi i Koordinimit në nivel qarku për të ndjekur në kohë reale çdo zhvillim, me qëllim menaxhimin e çdo situate sipas planit operacional.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Punonjës të caktuar të Policisë do të jenë përgjegjës për çdo Qendër Votimi, të identifikuar qartë në hartën digjitale, për të mundësuar ndërhyrje të shpejtë në rast nevoje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjatë ditës së sotme, të gjitha QV-të do të merren në ruajtje nga Policia, ndërsa objektet që shërbejnë si KZAZ janë nën mbikëqyrje që nga momenti i mbërritjes së materialeve zgjedhore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Mëngjesin e së dielës, efektivët do të tërhiqen përkohësisht pas dorëzimit të objekteve, për t’u rikthyer në orën 19:00 për shoqërimin e materialeve drejt KZAZ-ve. Në orën 18:00 të datës 11 maj, Policia do të marrë në ruajtje Vendet e Numërimit të Votave dhe do të qëndrojë në gatishmëri deri në përfundimin e numërimit.

Grupet e gatshme janë krijuar në çdo komisariat dhe në Drejtorinë Vendore për të reaguar menjëherë në rast nevoje, si gjatë votimit ashtu edhe në fazën pasuese.

Gjatë instruktazhit, punonjësve të Policisë iu përcoll edhe mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda, i cili i falënderoi për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, duke i nxitur të mbrojnë integritetin e procesit me maturi dhe përgjegjësi të lartë.

Policia e Fierit siguron qytetarët se do të jetë e angazhuar maksimalisht për të garantuar zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë, të sigurt dhe të ligjshëm për të gjithë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button