KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit reagim për ngjarjen në Lushnjë: Nuk kemi fshehur asgjë, autorët u arrestuan menjëherë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 20 mars 2025 në Lushnjë, ku një 43-vjeçar u godit me gur nga dy persona. Pas pretendimeve se policia ka fshehur rastin, autoritetet sqarojnë se kanë vepruar menjëherë dhe kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore.

Reklama në FieriWeb

Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Lushnjës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Fier arrestuan në flagrancë dy të dyshuarit, shtetasit I. N., 20 vjeç, dhe E. K., 23 vjeç. Ngjarja u bë publike në njoftimin për shtyp të datës 21 mars 2025.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të ndjekur konform ligjit çdo paligjshmëri, konflikt apo shqetësim të adresuar nga qytetarët dhe të informojë me transparencë mbi veprimet e kryera,” thuhet në reagimin e Policisë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button