KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Fierit zbulon arsenal armësh dhe sasi e madhe droge në Roskovec, në pranga Asqeri dhe Adiol Hada, babë e bir.

VIDEO NGA AKSIONI I POLICISË

Pas një muaji hetime me metoda proaktive, Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “New Start 2”, duke zbuluar një arsenal armësh dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, me mbështetjen e Forcave Operacionale dhe “Shqiponjave”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi Adiol Hada, 34 vjeç, banues në fshatin Suk, Roskovec, i dyshuar për ushtrimin e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe posedimit të armëve të zjarrit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë ndërhyrjes policore, shërbimet e Policisë e kapën 34-vjeçarin në dalje të fshatit Suk, ku në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Reklama në FieriWeb

Kontrollet vijuan në banesën dhe lokalin në pronësi të tij dhe të babait të tij, ku u zbuluan dhe u sekuestruan:

  • 17.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e përpunuar dhe e ndarë në doza
  • 2 armë zjarri pistoletë
  • 2 armë zjarri automatike
  • 2 granata luftarake
  • 1110 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm
  • 2 aparate celularë
  • 1 motomjet

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua edhe Asqeri Hada, 61 vjeç, babai i 34-vjeçarit, pasi arsenali i armëve dhe një pjesë e lëndës narkotike u gjetën në pronësi të përbashkët.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprat penale:

  • “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Related Articles

Back to top button