AKTUALITETSTAR CHANNEL

Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane forcojnë bashkëpunimin kundër kultivimit të kanabisit — Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda: “Vendosmëria jonë është e palëkundur”

Në Tiranë u zhvillua konferenca e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Italisë, kushtuar luftës kundër kultivimit të kanabisit gjatë vitit 2025.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, vlerësoi bashkëpunimin e gjatë dhe të suksesshëm me autoritetet italiane, duke theksuar se ky partneritet është “një model efikas bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër krimit”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit. Partneriteti ynë me autoritetet italiane ka qenë vendimtar dhe rezultatet e përbashkëta tregojnë qartë rëndësinë e këtij bashkëpunimi”, deklaroi Proda.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 10-mujorit të vitit 2025, Policia e Shtetit ka kryer 217 119 kontrolle në terren, duke përdorur teknologji moderne, përfshirë 76 dronë dhe sistemin elektronik “GIS-NARKOTIK”, që ka lehtësuar ndjekjen e rasteve të kultivimit.

Reklama në FieriWeb

Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Guardia di Finanza, janë asgjësuar gjithsej 203 960 bimë kanabisi, prej të cilave 106 894 nga monitorimi ajror dhe 97 066 nga kontrollet në tokë.

Proda bëri të ditur se për këtë periudhë janë proceduar 580 raste kultivimi me 191 persona të përfshirë, ndërsa janë evidentuar 132 raste më pak dhe 58 mijë bimë më pak krahasuar me vitin 2024, çka tregon ulje të ndjeshme të këtij fenomeni.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 163 shtetas për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, përfshirë administratorë lokalë, punonjës të OSHEE-së dhe inspektorë të pyjeve.

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes, Guardia di Finanza-s dhe Ambasadës Italiane në Tiranë për mbështetjen në monitorim dhe logjistikë.

Në përfundim, Ilir Proda theksoi se puna do të vijojë me të njëjtin intensitet edhe në vitin 2026:

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologji, në hetime proaktive dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë. Vendosmëria jonë për ta minimizuar çdo tentativë për kultivim të kanabisit është e qartë dhe e palëkundur.”

🟩 Konferenca e përbashkët shqiptaro-italiane shënon një tjetër hap konkret në luftën kundër narkotikëve dhe forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Related Articles

Back to top button