AKTUALITETSTAR CHANNEL

Policia e Shtetit paralajmëron: Kujdes nga mesazhet mashtruese që imitojnë faqen e Postës Shqiptare

Tiranë – Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik pranë Policisë së Shtetit ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët, pas rasteve të shumta të mesazheve dhe lidhjeve (linqeve) të rreme që po qarkullojnë në internet dhe që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare apo subjekteve të tjera publike dhe private.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, këto janë tentativa mashtrimi kibernetik (phishing), me qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, të numrave të kartave bankare dhe të kodeve të aksesit në llogari online.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

📢 Policia apelon për kujdes të shtuar:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • Mos klikoni në lidhje (linqe) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale.
  • Mos jepni kurrë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare.
  • Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online.
  • Mos shpërndani mesazhe të dyshimta, për të shmangur përhapjen e mashtrimeve.

Policia thekson se faqe të tilla mashtruese shpesh paraqiten me njoftime të rreme si “Paketa juaj nuk mund të dorëzohet pa pagesën e tarifës postare” apo “Klikoni këtu për të konfirmuar adresën e dërgesës”, për të joshur qytetarët që të japin të dhënat e tyre.

Reklama në FieriWeb

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik kujton se faqja e vetme zyrtare e Postës Shqiptare është www.postashqiptare.al, ndërsa çdo faqe tjetër me emër të ngjashëm duhet konsideruar si e dyshimtë.

Në rast dyshimi, qytetarët këshillohen të raportojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose në adresën elektronike: cybercrime@asp.gov.al.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për mbrojtjen e qytetarëve nga veprimtaritë e paligjshme në hapësirën digjitale dhe apelon për rritje të ndërgjegjësimit mbi sigurinë kibernetike.

Related Articles

Back to top button