AKTUALITETKRONIKË

Policia e Tiranës paralajmëron për skemë mashtrimi me mesazhe të rreme nga “Meta Platforms”. Qytetarët këshillohen të mos reagojnë ndaj këtyre mesazheve.


Policia Vendore e Tiranës ka zbuluar një skemë të re mashtrimi në rrjet, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe që pretendojnë të jenë nga kompania Meta Platforms. Mesazhet kërkojnë verifikimin e llogarive në Facebook, duke kërcënuar me mbylljen e tyre nëse nuk kryhet konfirmimi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, qëllimi i këtyre mesazheve është marrja e padrejtë e kontrollit të llogarive të përdoruesve përmes linqeve mashtruese. Qytetarët këshillohen të mos reagojnë ndaj këtyre mesazheve dhe të raportojnë rastet pranë autoriteteve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftim i DVP Tiranë:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj.

Related Articles

Back to top button