KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia e Vlorës finalizon operacionin “Shadow,” zbardhen 7 raste vjedhjeje, në pranga 29-vjeçari

Policia e Vlorës ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Shadow,” duke identifikuar dhe arrestuar një 29-vjeçar të dyshuar për shtatë raste vjedhjeje në qytet.

Sipas hetimeve, shtetasi E. B., banues në Vlorë, përdorte maskime si kapuç, pelerinë dhe dorashka për të kryer vjedhje në markete të ndryshme. Ai përdorte mjete si çekan dhe levë për të thyer hyrjet, duke marrë para dhe produkte të ndryshme. Rastet janë kryer në lagjet “Pavarësia,” “1 Maji,” dhe “Lef Sallata,” gjatë muajit dhjetor 2024.

Reklama në FieriWeb - “”

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa nga produktet e vjedhura.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja.”

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia garanton vijimin e angazhimit për goditjen e krimit dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button