AKTUALITETKRONIKË
Policia Fier dhe Lushnjë: Nis procedimi penal për disa shtetas për trafiqe, përndjekje dhe organizim lojrash fati
Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton nisjen e disa procedimeve penale
Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin F. L., 42 vjeç, banues në Lushnjë. Automjeti në pronësi të tij dyshohet të jetë i vjedhur dhe i trafikuar, dhe është sekuestruar si provë materiale.
Komisariati i Policisë Fier ka nisur procedime penale për shtetasit:
- E. C. (M.), 33 vjeç, banues në fshatin Zhupan, dhe I. K., banues në fshatin Plyk, për kryerje të punimeve pa leje.
- N. M., 69 vjeç, banues në Fier, për përndjekje të vazhdueshme ndaj një shtetaseje.
Ndërkohë, Komisariati i Policisë Lushnjë ka referuar në Prokurori nisjen e procedimeve penale për shtetasit:
- K. P., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, i dyshuar për përndjekje dhe armëmbajtje pa leje, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u sekuestrua një armë sportive.
- A. G., 52 vjeç, dhe I. G., 19 vjeç, (babai dhe i biri), banues në fshatin Krutje, Lushnjë, për organizim të lojrave të fatit në një lokal në pronësi të A. G. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.