KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia Fier/ Ekzekutohen 3 masa të tjera sigurie, në pranga ish-drejtori i ASHK-së dhe një 49-vjeçar

Fier – Në vijim të operacionit “Stolen Land”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka finalizuar fazën e dytë të hetimit, duke ekzekutuar tre masa të tjera sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në një skemë të falsifikimit të dokumenteve të pronave.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier ka ekzekutuar masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata për shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “”
  • Ervin Habilaj, 49 vjeç, banues në Vlorë – “Arrest në burg”;
  • Ertis Shehu, 46 vjeç, banues në Tiranë, ish-drejtor i ASHK-së Fier – “Arrest në burg”;
  • Emiljano Ruko, 40 vjeç, banues në Fier – “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Sipas hetimeve, Ervin Habilaj, në bashkëpunim me Ertis Shehun, ish-drejtor i ASHK-së, dhe me ndihmën e Emiljano Rukos, i cili në atë periudhë ushtronte detyrën e topografit pranë ASHK-së, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente me qëllim përfitimin e padrejtë.

Ertis Shehu ishte vënë në pranga tre ditë më parë, ndërsa tashmë ndaj tij është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimet e Prokurorisë dhe Policisë vijojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të dyshuara të shpërdorimit të detyrës, fshehjes së të ardhurave dhe falsifikimit të dokumenteve, si dhe për dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë në këtë skemë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button