AKTUALITETKRONIKË

Policia Fier jep detaje/ Aksident në aksin “Levan-Qarr”, si pasojë e përplasjes së tre automjeteve janë lënduar 4 persona dhe dëmtime në bagëti


Rreth orës 18:40 të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete. Automjeti me drejtues shtetasin L. Dh. është përplasur me dy automjete të tjera, të drejtuara nga shtetasit E. K. dhe B. S.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit L. Dh. dhe tre pasagjerë të tjerë janë lënduar dhe aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Përveç dëmtimeve fizike, në vendngjarje janë dëmtuar edhe bagëtitë e imta të shtetasit N. M., të cilat ndodheshin në rrugë në momentin e aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Njoftim i Policisë Fier/ Informacion paraprak:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button