KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia Fier: Kontroll për dr*gë, aksident rrugor dhe një ngjarje në banesë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar materiale në Prokurori për disa raste të ndodhura së fundmi në qark.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve nisën procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, kanabis.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Po ashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materiale në Prokurori për shtetasin B. N., banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, pasagjere.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materiale në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja V. K., 65 vjeçe, banuese në Fier, është rrëzuar aksidentalisht në banesë dhe ka pësuar dëmtime të lehta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button