Policia Fier/ Procedime dhe shpallje në kërkim për dh*në dhe drejtim mjeti nën efekt alkooli

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
- S. L., 24 vjeç, banues në Lushnjë, për hedhje fishekzjarresh;
- S. Ç., 37 vjeç, banues në Lushnjë, për goditje me grushte ndaj një shtetasi 32-vjeçar, për motive të dobëta.
Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë nisur procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit G. B., 51 vjeç, banues në Ballsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit. Po ashtu, është shpallur në kërkim D. H., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dje në fshatin Kashtëbardhë, ka përplasur automjetin e shtetasit G. H. dhe është larguar nga vendngjarja. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.




