KRONIKËSTAR CHANNEL
Policia jep njoftim për gjendjen e efektivëve të aksidentuar në aksin Fier–Patos

Fier/Informacion paraprak
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 14:40, në aksin rrugor Fier–Patos, shtetasja M. H., duke drejtuar automjetin e saj, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, që drejtohej nga punonjësi i policisë F. Sh.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët janë transportuar menjëherë në spital. Fatmirësisht, të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.




