KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia kap në Greqi të shpallurin në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një 9-vjeçari në 1997

Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted” dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me homologët ndërkombëtarë, ka kapur në Greqi një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në mars të vitit 1997.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Bëhet fjalë për Kostandin Nishku, 59 vjeç, lindur në Gramsh, i cili përdorte identitet të falsifikuar shqiptar (H.V.) për t’i shpëtuar drejtësisë. Nishku kishte vrarë të miturin për hakmarrje, pasi xhaxhai i fëmijës i kishte vrarë vëllanë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Identifikimi i tij u bë i mundur përmes krahasimit të fotografive të vitit 1997 me pasaportën false të vitit 2013. Operacioni u realizua në bashkëpunim me Interpol Tiranë, Interpol Athinë, Oficerin Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë dhe sektorin e Facial Recognition.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Bashkëpunimi ndërkombëtar do të vijojë për të finalizuar ekstradimin e Nishkut drejt Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button