KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare shpëtojnë dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

Gjatë ditës së sotme, Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me Rojën Bregdetare kanë ardhur në ndihmë të dy shtetasve të huaj, të cilët ndodheshin në det të hapur rreth 5 milje përballë Gjirit të Gramës, pas një defekti në motorin e velieres së tyre.

Reklama në FieriWeb

Pas marrjes së njoftimit për situatën emergjente, Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi organizoi menjëherë operacionin për lokalizimin dhe ndihmën e dy personave, të cilët rrezikoheshin edhe nga dallgët në det. Patrulla kufitare tokësore mbajti nën vëzhgim të vazhdueshëm velieren gjatë gjithë operacionit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pas disa orësh ndërhyrje të koordinuar me ekuipazhin e Rojës Bregdetare, veliera u shoqërua dhe u drejtua me siguri drejt Gjirit të Portopalermos, ku dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Policia Kufitare vijon të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, duke garantuar sigurinë në hapësirat detare dhe ofruar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻‍♂️👮‍♀️

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

#tëvendosurkundërkrimit✅

#24/7nëçdoskajtëvendit🌍

#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻‍♂️👮‍♀️

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button