AKTUALITETKRONIKË

Policia “me dorë të hekurt”! 18 shoferë të ndaluar në një javë, rreth 13 mijë gjoba


18 shoferë janë vënë në pranga ose proceduar gjatë javës që lamë pas, pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa patentë, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Konkretisht, 6 drejtues u ndaluan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 2 persona u kapën pa leje drejtimi, 7 persona u gjetën në shkelje të rregullave të qarkullimit. 2 persona u proceduan  për korrupsion aktiv. 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas policisë, brenda javës janë dhënë 12.742 masa administrative, mesatarisht 1.813 në ditë. 68 masa për xhama të zinj, 681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit, 713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 8.732 masa për qëndrim të gabuar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Po ashtu, janë 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 45 raste për tejkalim shpejtësie, 3 raste të ndryshme, ndërkohë që 14 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button