Policia në kërkim të autorit që qëlloi me armë në lokal në Fier – arrestohet njëri prej të përfshirëve dhe pronari i lokalit
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, pas një konflikti midis dy shtetasve, njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin e përfshirë në konflikt, M. S., 36 vjeç, banues në Fier. Po ashtu është arrestuar edhe pronari i lokalit, A. B., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë zjarri, R. Ç., 33 vjeç, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.




