KRONIKËSTAR CHANNEL

POLICIA PEZULLON 5 PUNONJËS PAS PAMJEVE TË 19-VJEÇARIT TË PLAGOSUR NË PROTESTË, NISIN HETIMET

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie dhe shefin e Rendit në Komisariatin Nr. 1, pas publikimit të pamjeve ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga efektivët pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj pesë punonjësve, ndërsa një grup i posaçëm do të verifikojë veprimet e policisë gjatë protestës dhe zbatimin e procedurave standarde.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Paralelisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.

Policia thekson se çdo punonjës që ka shkelur procedurat ose ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në reagimin e saj, Policia e Shtetit dënon gjithashtu aktet e dhunës, dëmtimin dhe djegien e pronës gjatë protestës, duke u bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button