KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave” pas pamjeve të dhunës ndaj protestuesit, nisin hetimet për plagosjen e 28-vjeçarit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra një efektiv të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas publikimit në media të pamjeve ku ai dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe nuk ka respektuar parimin e proporcionalitetit gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, punonjësi me inicialet A. K. është pezulluar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin administrativ ndaj tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, për rastin e 28-vjeçarit E. V., i cili mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestës, janë nisur hetime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale është ngarkuar të hetojë rastin në mënyrë të plotë dhe të paanshme.

Në reagimin e saj, Policia e Shtetit bën me dije se gjatë protestës, e cila vijoi deri në orët e mbrëmjes, pesë punonjës policie u plagosën. Sipas policisë, efektivët u sulmuan për orë të tëra me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia shpreh keqardhje për plagosjen e të riut dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve, gazetarëve dhe efektivëve të lënduar gjatë protestave në Tiranë.

Në përfundim të njoftimit, institucioni thekson se çdo rast i dyshuar për tejkalim të detyrës do të hetohet, duke nënvizuar se respektimi i ligjit, proporcionaliteti në përdorimin e forcës dhe përgjegjësia individuale janë parime të panegociueshme për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button