AKTUALITETKRONIKË

Policia Rrugore aksion në mbarë vendin/ Arrestohen 45 drejtues mjetesh në 1 javë, pezullohen 109 leje drejtimi


Policia Rrugore, masa të shtuara për të parandaluar aksidentet rrugore.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nisur nga shtimi i fluksit të automjeteve, kryesisht drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave tregtare e urbane, si dhe bazuar në analizën e detajuar të shkaqeve të ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka marrë një sërë masash shtesë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në të gjitha akset nacionale dhe qendrat e mëdhaja urbane janë intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, si rezultat i monitorimit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 45 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur,  pa leje drejtimi apo në efektin e lëndëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Janë pezulluar 109 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, nga drejtuesit e automjeteve, me qëllim shmangien e masës adiministrative për shkeljen e kryer.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 27 377 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

🔹 1254 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

🔹 7845 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

🔹 1516 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

🔹 13 543 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara;

🔹 351 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

🔹2306 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakim të gabuar.

🔹562 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Related Articles

Back to top button