Policia Rrugore Fier merr masa për zhvillimin e etapës së tretë të Turit Çiklistik të Shqipërisë

Fier, 27 maj 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se, në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë rrugore gjatë zhvillimit të Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e etapës së tretë që do të zhvillohet në datën 28 maj 2025.
Për të mundësuar zhvillimin normal të aktivitetit sportiv dhe për të shmangur çdo incident në rrugë, Policia Rrugore do të kufizojë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore të qarkut Fier, në këto orare:
- Rruga Poshnjë–Savër: nga ora 13:15 deri në 14:30
- Rruga Savër–Fier (mbikalimi te VIVA): nga ora 14:10 deri në 14:40
- Unaza e Fierit deri në Levan: nga ora 14:15 deri në 15:20
- Autostrada Levan–Vlorë: nga ora 15:00 deri në 15:50
Policia u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke shmangur lëvizjen në këto akse gjatë orareve të përcaktuara.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron se në përfundim të aktivitetit, qarkullimi do të rikthehet normalisht dhe fton qytetarët të mbështesin këtë ngjarje sportive me rëndësi kombëtare.