KRONIKËSTAR CHANNEL

Policia Rrugore Rrit Masat për Parandalimin e Aksidenteve

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara, duke përdorur makina inteligjente, radarë, dronë dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Reklama në FieriWeb

Shoferët paralajmërohen të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe të shmangin alkoolin para se të ulen në timon. Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe parakalimet e gabuara mbeten ndër shkeljet më të rrezikshme, sidomos gjatë fundjavave kur trafiku është më i rënduar në zonat turistike dhe bregdetare.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Për shkak të motit të lagësht, autoritetet apelojnë për më shumë kujdes, pasi rreziku i aksidenteve rritet ndjeshëm. Policia Rrugore është e pranishme në terren 24/7 dhe fton të gjithë drejtuesit e mjeteve të kontribuojnë për sigurinë rrugore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button