Porositi 2 herë vrasjen e Aredin Beharit në Fier, GJKKO jep vendim për Albert Pashajn
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Albert Pashajn, i akuzuar për tentativë vrasjeje. Aredin Behari i cili i shpëtoi dy atentateve kishte një konflikt pronësie me porositësin për tregtimin e naftës.
Pashaj përfundoi në prangat e policisë pas dëshmisë së Henrik Hoxhajt që tregoi për hetuesit se mori 80 mijë euro bashkë me Skerdi Tasen për të kryer vrasjen. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se, biznesmeni Aredin Behari, herë pas herë është vënën nën presion nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj, pasi pretendonin se ai nuk kishte shlyer një borxh të vjetër.
Për shkak të presioneve të vazhdueshme, Behari i dha rreth 40 % të aksioneve të kompanisë së tregtimit të naftës Albert Pashajit. Por sërish pretendonin se ai kishte pa shlyer shuma të tjera monetare dhe për këtë I morën një banesë në qytetin e Fierit. Këtë pasuri Behari e fitoi nëpërmjet proceseve gjyqësore, pasi gjykata e apelit në Vlorë I njohu atij pronësinë.
Gjatë kësaj kohe Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardjanit, I ofroi Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasin 80 mijë euro për të ekzekutuar Aredin Beharin. Për shkak se dy atentatet e ndodhura në vitin 2017 dhe 2019 kanë dështuar, Hoxhaj e Tase I kanë kthyer sërish shumat monetare Pashait.