AKTUALITETPOLITIKË

Porti turistik në Durrës, Rama: Po merr formë plazhi i ri, do të ofrojë një tjetër vendpushim cilësor


Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Portit të ri turistik në Durrës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rama thekson se po merr formë plazhi i ri që do të ofrojë vendpushim cilësor për turistët e huaj dhe vizitorët nga Shqipëria.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kryeministri thekson se ky projekt do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore që është shkaktuar nga ndotja si pasojë e aktivitetit tregtar pa standarde prej shumë dekadash.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Në kantierin e Portit të Ri Turistik në Durrës, po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, deklaroi Rama.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button