KRONIKËSTAR CHANNEL

Pranga policëve dhe doganierit/ Han i Hotit, 4 të ndaluar nga AMP. Lejuan kanabis drejt Malit të Zi

Tre punonjës policie dhe një doganier në piken e kalimit kufitar të Hanit te Hotit janë vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Operacioni u realizua nga agjencia e mbikëqyrjes policore, ndërsa aksioni erdhi pas një hetimi të thelluar dhe disa muajsh pune që përfshin dhe doganën e prokurorinë e Shkodrës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përmes këtij hetimi është arritur të provohet se këta punonjës të cilët shërbenin në piken e kalimit kufitar Hani i Hotit kanë lejuar kalimin e një kamioni drejt Malit te Zi me disa qindra kilogramë kanabis. Konkretisht, individët e ndaluar janë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Leke Çekrezi, Fatjon Hamzi dhe Tonin Melaj. Të tre punonjës policie kufitare dhe Selami Ethemi me detyrë doganier.

Reklama në FieriWeb

Ky aksion lidhet me ngjarjen e 17 shtatorit 2023, kur një kamion me targa shqiptare, pas daljes nga Republika e Shqipërisë përmes pikës kufitare “Hani i Hotit”, është ndaluar në kufirin malazez, “Bozaj”.

Gjatë kontrollit të kamionit, autoritetet malazeze zbuluan një sasi të konsiderueshme prej 442 kilogramësh lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa”.

Related Articles

Back to top button